Ngjarje

Vritet me shtizë 23-vjeçari shqiptar në Itali, tentoi të ndalonte sherrin ku u përfshi shoku i tij

Gazeta Si – Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë pasditen e të dielës rreth orës 17:00 në Sirolo, një fshat turitik në Ankona të Italisë.

I riu, Klajdi Bitri, humbi jetën teksa mbronte shokun e tij, i cili po konfliktohej me një person tjetër në rrugë.

Sherri mes të cilëve ka ndodhur pasi makina ku ndodhej autori i vrasje kishte bllokuar trafikun dhe nuk i jepte përparësi automjeteve të tjera.

Mediat italiane shkruajnë se i riu u godit në mes të rrugës me një shtizë peshkimi nga një 30-vjeçar algjerian.

Ky i fundit mësohet se është arratisur nga vendngjarja me një makinë të errët, por u kap pas 5 orësh nga policia e Falconaras.

Në makinë iu gjet dhe pushka e zhytjes me të cilën kreu krimin e rëndë.

Paraprakisht thuhet se shkak u bë situata e krijuar me makinat në rrugë, ishte algjeriani i cili po lëvizte shumë ngadalë duke krijuar trafik, edhe pse në timon dyshohet se ndodhej gruaja e tij dhe ai ishte në vendin e pasagjerit.

Ai më pas, siç thonë dëshmitarë të tjerë, është konfliktuar fizikisht me shokun e të riut shqiptar.

Klajdi Bitri, teksa u përpoq të zbuste sherrin mes të dyve, humbi jetën në formë tragjike. Sipas autoriteteve atje, Bitri mori goditje në gjoks dhe mbeti i vdekur në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë