Ka ndodhur

Vritet me armë zjarri një 20-vjeçar në Shkodër

Gazeta Si – Një 20-vjeçar i identifikuar si Pavlin Preka, u gjet i vrarë me armë zjarri këtë të enjte në Shkodër rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”.

Sipas një njoftimi të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrethana dhe për shkaqe momentalisht të panjohura. Policia e Shkodrës tha se ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Sipas burimeve paraprake, bëhet me dije se ai është gjetur i pajetë në oborrin e shtëpisë, nga familjarët e tij.

“Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Ndërkohë është ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë