Ka ndodhur

Vritet me armë zjarri në Kanada një 43-vjeçar shqiptar nga Shkodra

Gazeta Si – Një 43-vjeçar nga Shkodra është vrarë me armë zjarri në Toronto të Kanadasë. Sipas mediave kanadeze, viktima, baba i dy fëmijëve, i identifikuar si Paulin Harusha, u gjet i pajetë në një automjet pranë “Victoria Park Avenue” dhe “Meadowacres Drive” pak para mesnatës të së shtunës.

Autoritetet kanadeze thanë se autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një makinë tip SUV me ngjyrë të çelët përpara se të mbërrinin oficerët.

Në një konferencë për mediat të dielën, Inspektori Jonathan Rose nga Shërbimi Policor i Toronto-s njoftoi se motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë.

Hetimet janë ende në vazhdim, dhe policia u bën thirrje qytetarëve që kanë informacion të kontaktojnë autoritetet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë