Një 49-vjeçar është vrarë me armë zjarr pasditen e të shtunës në Tropojë. Policia thotës e viktima është identifikuar si shtetasi Isat Goçaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çerem.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes, shtetasin me iniciale A.I., 49 vjeç, banues në po të njëjtin fshat dhe po punon për kapjen e tij.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Tropojës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




