Gazeta Si - Një 43-vjeçar me iniciale A.D., është vrarë me armë zjarri mesditën e kësaj të premteje në fshatin Dojan të Tropojës.
Sipas asaj që njofton policia, ngjarja ndodhi në orën 13:40, ndërsa viktima u qëllua nga një 35-vjeçar me iniciale F.M., për motive të dobëta. Pas vrasjes, autori u arratis nga vendi i ngjarjes.
“Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autoritPo ashtu po vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të kësaj ngjarje. Policia po shoqëron ndërkohë persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në ngjarje me qëllim zbulimin e shkaqeve të saj", - njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.