Nga Gazeta ‘Si’ – Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen edhe të një tjetër komandanti të lartë ushtarak.
Organizata libaneze ka thënë se një komandant i dytë i lartë, Ahmed Wahbi, gjithashtu është vrarë në sulmin e Izraelit mbi Bejrut.
Wahbi mbikëqyrte operacionet ushtarake të forcave speciale “Radwan” gjatë luftës në Gaza deri në fillim të vitit 2024.Më herët, Hezbollah kishte konfirmuar se komandanti i saj i lartë, Ibrahim Aqil, ishte vrarë në sulmin izraelit në periferi të Bejrutit.
Grupi militant palestinez, Hamas e ka përshkruar vrasjen e Aqil si një “krim” dhe “marrëzi”, duke shtuar se Izraeli do ta “paguajë një çmim të lartë”.
Izraeli ka intensifikuar sulmet drejt Libanit, ku si cak janë pjesëtarët e formacionit paraushtarak libanez, Hezbollah
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.