Gazeta Si- Një 42-vjeçar ka ndërruar jetë vetëm pak pas ndërrimit të viteve.
Policia ka njoftuar se shtetasi me inicialet M.Gj. nga Dibra dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri të tipit pistoletë të gjetur në vendngjarje.
“Në orët e para të mëngjesit të datës 01.01.2023, Salla Operative ka marrë njoftim se shtetasi M.Gj., në fshatin Tomin, Bashkia Dibër, ka vrarë veten me armë zjarri”, shkruhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.