Ka ndodhur

Vret pronarin e hotelit ku punonte për borxhin 200 euro, zbulohet shqiptari

Policia greke zbardh vrasjen e një pronari hoteli në Santorini.

Sipas mediave greke, trupi i 69-vjeçarit grek Nikos Xalari, u zbulua ditë më parë i dekompozuar nga zjarri.

Policia greke zbuloi se autor i ngjarjes ishte punonjësi 20-vjeçar shqiptar i Hotelit “Nikos Villas”.

Shqiptari kishte debatuar dhe më pas kishte qëlluar pronarin e tij, për një borxh prej 200 eurosh.

Më pas e kishte lyer trupin me vodka dhe i kishte venë zjarrin. Ai nuk kishte marrë orën e shtrenjtë nga dora e tij e as kishte ngacmuar kasafortën pasi sipas tij nuk kishte qëllim të grabiste, por të merrte vetëm borxhin që pronari i kishte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë