Nga Gazeta Si – Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest në burg” për Arsen Muskurtin, i cili akuzohet për vrasjen e vëllait dhe kunatës.
Muskurti autori i vrasjes së vëllait dhe kunatës së tij Dritan dhe Nora Muskurti është paraqitur sot në Gjykatë ku u njoh dhe me masën e sigurisë.
Ngjara e rëndë e ndodhur para disa ditësh në kryeqytet, në ambientet e agjencisë turistike në pronësi të tyre tronditi mbarë opinionin publik.
Dritan Muskurti, 44 vjeç, kishte kërkuar urdhër te menjëhershëm mbrojtje, me datë 26 gusht, duke pretenduar se vëllai i tij, Arseni ishte bërë shqetësim për të dhe familjen.
Gjyqtarja Majlinda Doga kishte caktuar datën 6 shtator për të shqyrtuar pretendimet e dy vëllezërve, por tashmë kërkesa do të pushohet, përderisa 44-vjeçari Muskurti baba i 3 fëmijëve u ekzekutua bashkë me gruan e tij Nora nga i vëllai.
Mësohet gjithashtu se dy vëllezërit po përballeshin në Gjykatën e Tiranës edhe në një tjetër proces civil.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.