Ka ndodhur

Vrau vëllain me thikë, i riu kapet në një shtëpi të pa banuar të fshatit

Policia ka arrestuar 26-vjeçarin Florjan Tonuzi, autorin e dyshuar të vrasjes së vëllait të tij, Benard Tonuzi 23 vjeç. Ngjarja ndodhi të enjten në mbrëmje në fshatin Allabegi të Maqellarës në Dibër.

Pas krimit, i riu ishte në arrati, por sot është afruar pranë banesës në kohën që vëllai që vrau po dërgohej në varreza për t’iu dhënë lamtumira e fundit.

Forcat speciale në momentin e kapjes së 26-vjeçarit

Florjan Tanuzi është parë nga disa persona, të cilët i kanë bërë thirrje të ndalojnë, por nuk ka pranuar dhe është fshehur në një banesë të braktisur brenda lagjes.

Menjëherë në aksion janë përfshirë forcat speciale, të cilat kanë rrethuar zonën, ndërsa 26 vjecari u kap në tentativë për t’u larguar nga zona me vrap.

Dyshohet se për motive të dobëta ai ka plagosur me mjet prerës vëllain e tij, i cili si pasojë e plagëve në trup humbi jetën në spital. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë