Gazeta Si – Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm këtë të mërkurë, 15 tetor, Arsen Muskurtin, për vrasjen e të vëllait dhe kunatës. Ngjarja e rëndë ndodhi në gusht të vitit 2022, në Tiranë.
Sipas hetimeve, Muskurti hyri brenda agjencisë së udhëtimeve, në pronësi të vëllait të tij, duke mbajtur në dorë një armë dhe goditi për vdekje dy viktimat, Dritan dhe Nora Muskurti.
Pas krimit, u largua në këmbë dhe u arratis për disa orë. Përballë hetuesve, ai tregoi se shkak për ngjarjen e rëndë çuan problematikat e vazhdueshme me të vëllain, të cilin e akuzon se e shantazhonte atë dhe prindërit prej kohësh.
Vrasja erdhi pas 6 vitesh konfliktesh dhe debatesh, kur herë pas here dy vëllezërit kishin kërkuar urdhër mbrojtjeje në polici nga njëri-tjetri.
Katër ditë para se të ndodhte ngjarja, viktima Dritan Muskurti po ashtu kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



