Ka ndodhur

Vrau rojen e lokalit në vitin 1998, kapet në Gjermani Marlen Toma

Gazeta Si – Një 45-vjeçar shqiptar i dënuar me 15 vjet burg, për vrasje me paramendim dhe armëmbatje pa leje më Shqipëri, është arrestuar në Gjermani.

Bëhet fjalë për shtetasin Marlen Tome (Toma), i cili në vitin 1998, në një lokal nate në Durrës,  gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri, rojën e lokalit.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden/Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e këtj shtetasi drejt vendit tonë.

Një ditë më parë, Silvester Driza, i shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e inceneratorit të Fierit, është vënë në pranga nga autoritetet gjermane në Frajburg, ndërsa pritet ekstradimi i tij në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë