Nga Gazeta ‘Si’- Zbardhet dëshmia e 57-vjeçarit amerikan Brendon Saporito, i cili vrau me thikë partneren Sandra Saporito, 54 vjeçe në Gjuhadol të Shkodrës.
Para hetuesve, Saporito është shfaqur i penduar për krimin, ndërsa sipas tij vrasjen e ka kryer pasi të dy kishin qenë në gjendje të dehur dhe po ziheshin.
Shkak për zënkën ai u tha hetuesve janë bërë sharjet dhe ofendimet që 54-vjeçarja ka nisur të bëj ndaj tij.
Brendon Saporito ka deklaruar se zënkat i kanë pasur shumë të shpeshta kohët e fundit, pa një arsye të qartë. Pasi ka kryer vrasjen, në gjendje të rëndë psikologjike, Saporito preu damarët, i penduar menjëherë për çfarë kishte bërë.
Trupi viktimës është sjellë në Tiranë ndërsa raportohet se ka pasur edhe përfaqësues të ambasadës amerikane.
Ndërkohë Saporito u arrestua sot. Sipas policisë, turisti amerikan e ka dhunuar e goditur me sende të forta 54-vjeçaren dhe më pas e ka goditur me mjet prerës duke i marrë jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.