Gazeta Si – Ali Zili, autori i dyshuar i vrasjes së nuses dhe vjehrrës pak ditë më parë në fshatin Progër të Devollit është lënë në burg.
Gjykata e Korçës la në fuqi masën e sigurisë për 36-vjeçarin, pasi akuzohet se vrau gjatë grabitjes Fatmira Bamin 60 vjeçe dhe Bukurie Bamin 80 vjeçe. Zili është shfaqur i prangosur para trupës gjykuese, ndërsa në dëshminë e tij këtë të martë pranoi krimin.
Zili ka treguar me detaje të gjithë dinamikën, që sipas tij ka nisur krejt spontanisht, pasi ai kishte shkuar në shtëpinë e dy grave për t’i kërkuar 6 mijë lekë të druve që ai ia kishte çuar para rreth një muaji.
“Më kishin lekë borxh, kam qenë i dehur. Vajta t’i kërkoja lekët, ato më thanë që nuk t’i japim. S’mbaj mend, s’e kisha pirë alkool”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes, por u zbulua të shtunën nga kryeplaku i fshatit Progër pas shqetësimit të fqinjëve, të cilët nuk i kishin parë dy gratë.
Zili ishte futur në banesën e tyre për të grabitur, por pasi hasi në rezistencë, vendosi që ti vriste me ende dhe mjete të forta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




