Ka ndodhur

Vrau në tetor në Kavajë, lirohet ish-shefi i policisë së burgut të Durrësit

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitjeje për ish-shefin e burgut në këtij qyteti, Bledar Toçi.

Ndaj Toçit rëndojnë dy akuza, ajo për “vrasje në kapërcim të vetëmbrojtjes së nevojshme dhe akuza “për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Bledar Toçi u arrestua pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 10 tetor të vitit të kaluar në banesën e shtetases Marsida Qatja në Kavajë, ku mbeti i vrarë shtetasi Dritan Haxholli.

Haxholli ka hyrë i armatosur në banesën e Marsida Qatjas, me të cilën dyshohet se kishte një marrëdhënie, por aty brenda ka gjetur Bledar Toçin. Të dy ata janë përplasur me armë, ku për pasojë ka mbetur i vdekur Dritan Haxholli.

Policia zbuloi më vonë se Dritan Haxholli ka kryer vrasjen me armën e shërbimit, ndërsa në banesë grupi hetimor gjeti edhe lëndë narkotike të llojit kokainë, së bashku me një person tjetër, mik i autorit të vrasjes. Dyshimet janë gjithashtu se mes autorit dhe viktimës ka patur edhe përplasje të mëparshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë