Ka ndodhur

Vrau motrën dhe bashkëshortin e saj, ekstradohet nga Italia 56-vjeçari

Gazeta Si – Një 56-vjeçar, Gjovalin Lesi, u ekstradua mëngjesin e kësaj të enjteje nga Italia në Shqipëri, pasi rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 1998.

Gjykata e Mirditës e ka dënuar këtë shtetas, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në vitin 1997, shtetasi Gjovalin Lesi, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Rrasfik, Rubik, vrau me armë zjarri kallashnikov, motrën dhe bashkëshortin e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë