Ka ndodhur

Vrau me thikë kunatin më 1 janar, arrest me burg për autorin

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Klajdi Shumdin, i cili qëlloi për vdekje me thikë kunatin e tij. Krimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në lagjen “5 Maji” në Tiranë.

Shundi akuzohet për vrasje për shkak të rrethanave familjare.

Para gjykatës Shundi ka pretenduar se nuk mbante mend asnjë gjë nga ngjarja ndërsa me viktimën, Vladimir Zvezhda, ka patur marrëdhënie të mira.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur nën efektin e alkoolit. 42-vjeçari me gruan kishin shkuar për Vit të Ri në shtëpinë e autorit. Pasi janë zënë brenda apartamentit kanë dalë të dy jashtë në hyrje të pallatit dhe aty 42-vjeçari është qëlluar për vdekje me thikë në qafë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë