Nga Gazeta Si – Rreth dy muaj pas krimit, arrestohet autori i vrasjes së 65-vjeçarit Safet Hyskollari në Pogradec.
Policia ka vënë në pranga shtetasin Fatmir Manellari mëngjesin e kësaj të shtune në Pogradec.
Më 7 shtator 63-vjeçari Manellari i mori jetën bashkëfshatarit të tij me armë të ftohtë pas konflikteve të vazhdueshme mes të dyve, të cilat kishin lindur për një rrugë e cila përdorej nga viktima, por për të cilën pretendime kishte dhe autori.
Fatmir Manellari, 63 vjeç, goditi me mjet të ftohtë 65-vjeçarin Safet Hyskollarin në derën e banesës së tij, i cili pasi është dërguar në spital ka ndërruar jetë nga plaga e marrë.
Shkak që Fatos Manellari plagosi për vdekje 65 vjeçarin, u bë konflikti për shtrimin e tubacionit të ujit në një pronë ku pretendime kishin të dy palët.
Burimet thanë se autori kurohej nga depresioni, teksa për banorët dhe fqinjët njihej si një njeri i cili shpesh herë kishte konflikte me të tjerët dhe familja e tij ishte tejet izoluar. Ndonëse u aludua se Manellari mund të kishte humbur jetën gjatë arratisë në pyllin e gështenjave, bashkëfshatarët e mohonin jashtë kamerave këtë fakt pasi ky pyll shkelej plotësisht nga banorët e zonës të cilët mblidhnin gështenjat në këtë periudhë.
Sipas policisë autori i vrasjes së 7 shtatorit është kapur në banesën e tij. Burime nga policia thonë se kishte informacione se autori shkonte në banesën e tij herë pas here dhe më pas fshihej në pyll. Nga ky informacion policia ka vëzhguar shtëpinë e autorit dhe më pas e ka arrestuar brenda banesës.
Kohëve të fundit vihej re dhe një shkëputje e bashkëshortes dhe djalit të autorit nga pjesa tjetër e fshatit, pas kryerjes së krimit nga kryefamiljari. Kërkimet e policisë ishin shpërndarë në disa zona të qytetit të Pogradecit, përfshirë dhe zonën e Mokrës, ku autori kishte të afërm të tij.
Viktima pak muaj kishte që ishte rikthyer nga SHBA në Shqipëri, teksa nga të banorët ai njihej si një person i qetë dhe shumë i shoqërueshëm. Konflikti i fundit me Fatos Manellari, i mori jetën 65-vjeçarit në pragun e shtëpisë të tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




