Policia ka arrestuar një 30-vjeçar i cili fshihej në Shqipëri pasi autoritetet gjyqësore italiane i kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vrasje.
Sipas policisë, shtetasi G.Gj. akuzohet se është organizator i vrasjes së bashkëshortit të motrës së tij, shtetasit P.C., vrasje e kryer me mjet prerës, në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë.
Specialistët e strukturave hetimore dhe forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, të koordinuara me Interpol Tiranën dhe në bashkëpunim me partnerët italianë, kanë vijuar operacionin policor ndërkombëtar të koduar “Infra Atlas”, i cili po zhvillohet aktualisht në disa shtete dhe koordinohet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion, me qëllim arrestimin e të gjithë shtetasve të implikuar në një vrasje të kryer në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022.
30-vjeçari u lokalizua në një lokal në aksin rrugor Lezhë-Milot, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.