Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka dënuar me burg përjetë Tefik Tashin, pasi një vit më parë vrau me sëpatë kunatën e tij.
58-vjeçari Tefik Tashi vrau me sëpatë kunatën e tij më 17 maj 2023, teksa ishte në gjendje të dehur dhe pas krimit u kap nga policia duke ecur me armën e krimit të mbuluar me gjak.
Ai deklaroi se aktin e rëndë e kishte kryer pasi kunata Alma Qevani e kishte sharë. Fillimisht mes të dyve ka pasur një debat verbal, teksa situata është tensionuar dhe me sëpatën që kishte në dorë qëlloi drejt 44-vjeçares.
“Pas shqyrtimit gjyqësor, në datë 17.07.2024 nga Prokurori është kërkuar deklarimi fajtor dhe dënimi me burgim të përjetshëm. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me vendimin dt.17.07.2024 ka vendosur deklarimin fajtor dhe dënimin e të pandehurit Tefik Tashi me burgim të përjetshëm’, njoftoi gjykata.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




