Gazeta Si – Gjykata e Elbasanit dënoi në mungesë me 17 vite burg Erjon Llapushin, duke e shpallur fajtor për vrasjen me dashje të një 57-vjeçari, i cili punonte si kamerier në një restorant në Labinot Fushë të Elbasanit, më 2 tetor 2021.
Sherri mes tyre, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku mësohet se kryekamarieri, Gazment Kurmaku i ka bërë me dije Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty.
Por kryekamerieri i restorantit, ndërroi jetë në spital 5 ditë pasi u godit me sende të forta nga Erjon Llapushi, i cili prej më shumë se 3 vite vijon të jetë në kërkim.
Gjatë një operacioni kontrolli të ndërmarrë pak ditë më parë në Pogradec, RENEA bastisi edhe banesën e të shumëkërkuarit për vrasje, por nga kontrollet rezultoi se nuk ishte aty.
Erjon Llapushi është një emër i njohur për policinë dhe më herët është konsideruar si një nga 5 personat më të kërkuar në Shqipëri.
Përveç vrasjes në Elbasan për motive dobëta, më herët ai ka qenë i skeduar nga policia për gjobëvënie, tentativë vrasje, plagosje me dashje, armëmbajtje pa leje etj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.