Ka ndodhur

Vrau gruan me sëpatë në 2018-ën, ndërron jetë i dënuari me 35 vjet burg

Gazeta Si – Një person i dënuar për vrasje ka ndërruar jetë këtë të diel në spitalin e burgut. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, njofton se i dënuari Adem Tale nga Kukësi ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardio-respirator.

Viktima, 80-vjeç, ishte shtruar në spital me datë 6 qershor. Ai ishte dënuar me 35 vjet për vrasjen e bashkëshortes së tij në 4 prill të vitit 2018.

Pas një sherri në familje, Tale, mbrëmjen e 4 prillit qëlloi gruan me iniciale Z.T., 68-vjeçe disa herë më sëpatë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas ngjarjes ai u arratis, ndërsa u arrestua nga policia pas 22 ditësh.  Policia tha se autori u kap në malet e fshatit Borje, aty ku kishte qëndruar pas arratisjes.

Adem Tale vuante dënimin e tij prej 5 vitesh në burgun e Durrësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë