Nga Gazeta ‘SI’- Një 74-vjeçar i cili një ditë më parë vrau të birin me thikë në shtëpi te ‘Kodra e Priftit’ është vendosur në pranga nga policia e kryeqytetit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Hekuran Gjoni, 74 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbasditen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin Asim Gjoni i cili si pasojë ka humbur jetën në spital”, informoi sot policia.
Hekuran Gjoni ka treguar dje për hetuesit se nuk donte që ta vriste djalin, por situata doli jashtë kontrollit. Ai ka pohuar gjithashtu se me Asimin, të birin, kishte shpesh konflikte për shkak se sipas tij e shante dhe e bullizonte.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, në ngarkim të shtetasit Hekuran Gjoni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




