Gazeta Si – Përveç nënës së 23-vjeçarit filipinas Mark Samson, i cili vrau studenten shqiptare Ilaria Sula, në krim mund të jenë të përfshirë edhe dy shokë të tij.
Ndërkohë që e ëma e vrasësit pranoi se kishte fshirë gjurmët e gjakut të shqiptares nga shtëpia e saj, dy shokët e Samson mund ta kenë ndihmuar këtë të fundit në asgjësimin e trupit Ilarias.
Mundësia tjetër është që ata e kanë ditur për krimin dhe kanë zgjedhur të mbrojnë 23-vjeçarin. Ajo çfarë u shkaktoi hetuesve dyshimet, është fakti se mesazhet nga telefoni i Ilarias për t’u thënë të afërmve të saj se është mirë, janë dërguar pranë vendbanimeve të dy shokëve të autorit.
Të dy shokët e tij kanë mohuar akuzat. Por janë edhe vështirësitë që ka hasur Mark për t’u treguar policëve vendin e saktë se ku e kishte hedhur trupin e viktimës ajo që ngre dyshime.
Sipas mediave italiane, ekziston hipoteza e mbulimit të krimit. Gjyqtari hetues shkruan: “Ekziston rreziku konkret që Samson mund të ndikojë në tek provat, telefoni i vajzës nuk është gjetur ende dhe dinamika e fshehjes së trupit të Ilarias s’është e qartë gjithashtu për shkak të rolit të një personi të tretë”.
Dyshimet janë se valixhja me trupin e pajetë, u hodh nga një shkëmb i lartë. Dhe gjyqtari shtoi: “Gjatë marrjes në pyetje, megjithëse pranoi se kishte dërguar një sërë mesazhesh te miqtë dhe babai i Ilarias, Samson në mënyrë të pashpjegueshme refuzoi të përgjigjej për postimin e publikuar në profilin e saj në Instagram më 31 mars 2025”.
Ilaria Sula u shpall e zhdukur më 26 mars të këtij viti, për t’u gjetur 8 ditë më vonë e vdekur në brenda një valixheje të braktisur në një zonë pyjore të Romës.
Ajo kishte qenë në shtëpinë e Mark Samson me të cilin kishte patur një lidhje prej më shumë se një viti. Samson pranoi krimin në polici dhe rrëfeu se vrasjen e kishte bërë në shtëpinë e tij.
Më pas ai kishte përdorur telefonin e Ilarias për të mashtruar familjarët dhe shoqet duke u shkruar se ishte mirë dhe se do të kthehej në shtëpi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.