Ka ndodhur

Vrau bashkëshorten, arrestohet turisti amerikan në Shkodër. Policia: E dhunoi dhe e goditi me sende të forta

Nga Gazeta ‘Si’- Policia e Shkodrës ka arrestuar turistin amerikan, i cili një ditë më parë vrau bashkëshorten e tij.

Ngjarja ndodhi në banesën e marrë me qira nga çifti i turistëve dhe dyshohet se krimi është kryer në gjendje të dehur dhe për motive të dobëta.

57 vjeçari Brandon Saportio goditi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, Sandra Saporito 54 vjeçe në lagjen “Vasil Shanto” të qytetit të Shkodrës.

Sipas policisë, turisti amerikan e ka dhunuar e goditur me sende të forta 54-vjeçaren dhe më pas e ka goditur me mjet prerës duke i marrë jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë