Nga Gazeta Si- Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Shkallnur të Durrësit ku djali 25 vjeç vrau me thikë babain e tij.
Marjan Kodheli ka deklaruar para policisë se ka pasur shumë herë grindje të vazhdueshme me babain e tij, Pjetër Kodhelin dhe grindja e fundit ishte ditën e vrasjes.
“Nuk më linte të haja i qetë”, ka thënë ai, ku ndër të tjera është shprehur se ‘nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe e qëllova’.
“Ishim duke ngrënë bukë dhe babai mu turr. Nuk më linte të haja i qetë. Nuk e mbaj mend pse ndodhi, por kemi pasur grindje të vazhdueshme që kur jam kthyer nga Greqia, para gjashtë muajsh”, tha thënë ai, duke shtuar se më parë ka jetuar edhe në Francë dhe ka pasaportë franceze.
“Atje kam qëndruar rreth gjashtë vjet dhe më pas kam shkuar në Greqi, ku kam punuar për gjashtë muaj. Nga Greqia jam kthyer në shtëpi dhe isha i papunë”, thotë autori.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



