Ka ndodhur

Vrau aksidentalisht kolegun gjatë punës, arrestohet 61-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 61-vjeçar, i cili vrau aksidentalisht kolegun e tij gjatë punës në një qendër tregtare në Tiranë, është arrestuar.

Sipas policisë, punonjësi Ledjan Dervishi, 32 vjeç është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune i quajtur pirun, që drejtohej nga Eduart Dauti, 61 vjeç.

Ai fillimisht është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Mësohet se 32-vjeçari ka rënë në tokë dhe kolegu e ka shtypur me mjetin, pasi nuk e ka parë.

Mbi të akuzuarin rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë