Gazeta Si – Gjykata e Kukësit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg’ për Ylber Jakun, 41-vjeçarin e arrestuar për vrasjen e Reshit Sallahut në fshatin Tpla të Hasit më 6 maj.
Sipas hetimeve, Jaku i cili jetonte në Angli si emigrant, ishte kthyer në Shqipëri për të marrë hak një ditë pasi motra e viktimës, 21-vjeçarja Artjola Sallahu, kishte ushtruar dhunë ndaj dy prindërve të tij pas sherrit për pronën.
Gjatë seancës gjyqësore, Auror Guska, avokatja e autorit të krimit, tha se ky i fundit nuk kishte besim tek drejtësia shqiptare dhe se kërkon përfaqësues të ambasadës britanike.
Sipas avokates, Jaku ishte tronditur në momentin kur kishte parë prindërit e tij në spital dhe ishte nisur menjëherë për të kryer krimin.

Pavarësisht se i ati i kishte thënë se ishte aksidentuar, Jaku nuk kishte besuar këtë version dhe u nis për të kryer vrasjen.
Sipas avokatës, Jaku ishte tronditur në momentin kur kishte parë prindërit e tij në spital dhe ishte nisur menjëherë për të kryer krimin. Pavarësisht se i ati i kishte thënë se ishte aksidentuar, Jaku nuk kishte besuar këtë version dhe u nis për të kryer vrasjen.
“Kur ka shkuar në spitalin e Traumës dhe ka parë prindërit në atë gjendje, sidomos nënën, që është në gjendje më të rëndë shëndetësore, është tronditur shumë, ka fikur telefonin. Dhe në këto kushte, vetë Agim Jaku, unë kam gjithë telefonatat e tij dhe mesazhet, që kanë filluar që nga ora 09:49 minuta, deri në orën 11 e 13 minuta, kanë qenë mesazhe dhe telefonata pa fund ku Agim Jaku ka njoftuar policinë, duke i thënë ‘djali im ka dalë jashtë kontrollit dhe evitoni ndonjë ngjarje të mundshme’. Çfarë ka ndodhur? Nuk është marrë asnjë masë, pasi ngjarja ka ndodhur 3 metra para oborrit të shtëpisë së viktimës”, – tha Guska për mediat.
Teksa ishte rrugës për në vendngjarje, babai i tij kishte lajmëruar policinë për të parandaluar krimin, por një gjë e tillë nuk ishte e mundur.
Ndërkohë Agim Jaku, babai i autorit, sipas avokate Guska, i ka dërguar policisë pafund telefonata dhe mesazhe duke i kërkuar të shangnin ngjarjen kriminale, por blutë nuk kanë marrë asnjë masë.
“Vetë Agim Jaku, kam të gjitha telefonatat dhe mesazhet e tij duke filluar nga ora 09:49 deri në 11:13 kanë qenë telefonata dhe mesazhe pafund, ku Agim Jaku ka njoftuar policinë se djali im ka dalë jashtë kontrollit dhe evitoni ndonjë ngjarje të mundshme. Por s’është marrë asnjë masë, ngjarja ka ndodhur 3 metra larg oborrit të viktimës”, deklaroi ajo.
Avokatja shprehet se konflikti mes dy familjeve kishte nisur prej 20 vitesh, pasi sipas saj, prindërit e viktimës nuk i lejonin anëtarët e familjes tjetër të kalonin për në banesën e tyre.
Ndërkohë, më 8 maj, Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Artjola Sallahun, për dhunën ndaj prindërve të autorit të vrasjes se Reshit Sallahu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.