Bota

Vrau 18 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë, gjendet i vetëvrarë autori i masakrës në Maine

Gazeta Si – Vrasësi i Maine-t në SHBA është gjetur i vdekur 48 orë pas masakrës, ku ekzekutoi 18 njerëz dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Lajmi bëhet i ditur nga CNN, duke cituar disa burime, sipas të cilave Robert Card është vetëvrarë, duke qëlluar veten në kokë.

Trupi i tij u gjet në pyll, jo shumë larg nga qyteza Leëiston, ku ai kishte kryer masakrën e tij, duke vrarë 18 persona.

Trupi i Card u gjet pranë qendrës së riciklimit ku ai punonte dhe që ai e kishte humbur kohët e fundit.

Një humbje e rëndë që iu shtua, sipas burimeve, në fund të një historie sentimentale.

Card duket se ka hapur zjarr në vendet që frekuentonte me ish-in e tij, në sallën e boëlingut dhe në një restorant.

“Trupi i vrasësit të Maine, Robert Card, u gjet pak orë më parë, rreth orës 19:45 me orën lokale”, njofton policia, duke sqaruar se lajmin ua ka komunikuar drejtpërdrejt familjarëve të viktimave dhe se kanë folur me familjen e vrasësit.

Guvernatorja e Maine, Janet Mills, tha se ky është momenti për “t’u qetësuar, pasi tani e dimë që ai nuk përbën më një kërcënim”.

40-vjeçari, i cili kreu masakrën verën e kaluar ishte shtruar në një spital për personat me probleme mendore. Shtrimi në spital ndodhi pasi Card pretendonte se dëgjonte zëra dhe kërcënoi se do të hapte zjarr në bazën e Gardës Kombëtare Saco.

Kjo ishte vrasja e 36-të masive që nga fillimi i vitit në SHBA. Të paktën, 188 persona humbën jetën në këto ngjarje. Për Shtetet e Bashkuara, ky është numri i dytë më i madh i vrasjeve dhe vdekjeve masive në një vit të vetëm: vetëm 2019 kishte regjistruar një numër më të madh ngjarjesh të këtij lloji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë