Ka ndodhur

Vrasjet në Elbasan, lirohet nga detyra shefi i hetimit

Vrasjet që kanë tronditur Elbasanin në javët e fundit, kanë sjellë lëvizjen e shefit të hetimit, Gjon Gecaj, i cili është transferuar në sallën operative të Drejtorisë së Policisë Lezhë.

Në vendin e tij, është emëruar Krenar Guçe, i cili ka qenë më parë shef i sektorit anti-drogë në Drejtorinë e Policisë Tiranë dhe se fundmi oficer në sektorin e krimeve të rënda.

Brenda 3 javësh, në Elbasan kanë ndodhur tre ngjarje të rënda, ku kanë humbur jetën tre persona. Në datë 21 prill, në kulmin e fushatës elektorale, 4 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare u ekzekutua Pjerin Xhuvani.

Autor i dyshuar i krimit është Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEA-s, pjesë e skuadrës së PD-së për mbrojtjen e votës.

Në 6 maj, Koço Buzo ekzekuton bashkëshorten e tij Liljana Buzo 54-vjeçe. Ngjarja ndodhi pasi çifti kishte dalë nga gjykata, pasi ishin në proces divorci.

Ndërsa në 11 maj, u vra në atentat mafioz, Everest Çaka në sy të bashkëshortes së tij, e cila mbeti e plagosur në dorë. Dyshohet se viktima ka qenë i përfshirë në një kalvar të gjatë hamrrjesh që kanë lidhje me trafikun e drogës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë