Gazeta Si - Gjykata e Posaҫme ka ndaluar publikimin në media të përgjimeve të bisedave mes bosëve të krimit në aplikacionin SkyECC.
Në një njoftim, GJKKO shprehet se është i ndaluar publikimi i përmbajtjes së Prokurorisë deri në përfundim të hetimeve.
Bëhet fjalë për dosjen e SPAK lidhur me megaoperacionin ku u lëshuan 50 urdhërarreste dhe u shkatërruan 7 grupe kriminale, që përbeheshin nga emra shumë të njohur të botës së krimit.
"Gjykata e Posaҫme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në kuadër të procedimit penal Nr. 59 të vitit 2022, pasi shqyrtoi kërkesës e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin në mungesë të masave të sigurisë, me vendimin Nr. 49, datë 15.05.2023 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi ka disponuar lidhur me masat e sigurimit, ndër të tjera bazuar në nenin 103 të K.Pr.Penale ka vendosur: ndalimin e publikimit të kërkesës së prokurorisë apo përmbajtjes së saj deri në përfundim të hetimeve, si dhe ndalimin tërësisht të publikimit të këtij vendimi deri në përfundim të hetimeve paraprake. “Duke qenë se mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, përbën vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë gazetarëve që nuk mund të jepet një informacion më i detajuar nga ana e gjykatës lidhur me këtë çështje”, njofton GJKKO.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.