Gazeta Si – Një vrasje me thikë ka ndodhur pak para mesditës së të shtunës në Tiranë në afërsi të shkollës “Harry Fultz” pas një sherri.
Oligert Dhimitri 37 vjeç iu drejtua lokalit të lagjes bashkë me fqinjin e tij, Ilir Kapo. Dita e tyre nisi me raki deri në çastin kur u ndanë me thika, ku njëri përfundoi në burg dhe tjetri i pajetë.
Viktima dhe autori ishin duke konsumuar alkool në një lokal, ku ndodhi dhe krimi. Ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin për arsye banale.
Dyshohet se autori ka qenë në gjendje të dehur dhe fillimisht konflikti mes tyre ka nisur me fjalë, e më pas kanë dalë jashtë.
60-vjeçari ka ndërruar jetë në vend pas plagëve të marra.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat dhe paraprakisht ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.
Ndërkohë, mësohet po ashtu se 37-vjeçari ishte një përdorues i lëndëve narkotike. Dhimitrit iu bë testi dhe në gjendje të pandërgjegjshme nga alkooli, përfundoi në komisariat i arrestuar.
Sipas burimeve policore, përqindja e alkoolit në gjak ishte mjaft e lartë. Menjëherë pas ngjarjes, shtëpia e autorit u vendos në ruajtje nga policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




