Një 25-vjeçar, i identifikuar si Emiljan Ndou është vrarë me armë zjarri kallashnikov pak para mesnatës së të shtunës në Shkodër.
Policia thotë se ka arrestuar autorin e dyshuar, Mark Kodra 47 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bardhaj të Shkodrës dhe sipas policisë, autori dhe viktima janë konfliktuar në afërsi të një fushe kalçetoje pranë fshatit Bardhaj.
Policia njofton se është sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.
Shkak i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet të jenë bërë konfliktet e njëpasnjëshme mes autorit dhe viktimës, të cilët ishin fqinj me njëri-tjetrin.
Mësohet se konfliktet kanë qenë të natyrave të ndryshme me fqinjëve, ndërkohë nuk është ende e qartë nëse ka pasur mes tyre përplasje gjatë ditës së djeshme.
Para grupit hetimor, pasi u arrestua autori i dyshuar ka pranuar krimin dhe është shprehur se nuk mund ta duronte më sjelljen e 25-vjeçarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




