Nga Gazeta Si- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, pranë Pedonales këtë të premte.
Një turist amerikan ka vrarë me thikë gruan e tij. Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”. Sipas të dhënave paraprake, autori i identifikuar si Brandon Saporito, rreth 50 vjeç ka qëlluar me thikë gruan e tij në apartamentin e marrë me qira në Shkodër.
Sandra Saporito, 53-vjeç, nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe humbi jetën në vend.
Pasi ka vrarë bashkëshorten, autori i ka shkaktuar plagë vetes në duar.

Ndërkohë, Policia e Shkodrës njoftoi se autori ka qenë në gjendje të dehur. Ai tashmë ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
Arsyet që e kanë çuar drejt këtij akti nuk dihen, por policia thekson se në momentin që ka ndodhur vrasja ai ka qenë në gjendje të dehur dhe ka tentuar të vrasë edhe veten pas krimit. Ai u gjet në banesë, gjysëm i zhveshur dhe shenja gjaku në trup.
Çifti kishin pak ditë që kishin mbërritur në Shqipëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.