Gjykata e Tiranës ka liruar Orgest Drazhin, shokun e viktimës Jurgen Duka, i cili mbeti i vrarë me armë nga polici Arbër Sula më 14 dhjetor pas sherrit për rdhën në një market.
36-vjeçari Drazhi do të hetohet në gjendje të lirë, në bazë edhe të kërkesës së bërë nga Prokuroria, pasi ai akuzohet për moskallëzim krimi lidhur me ngjarjen e rëndë.
Drazhi ka qenë me shokun e tij Jurgen Duka në një dyqan në rrugën “Irfan Tomini”, kur 29-vjeçari u përfshi në një debat për motive banale me policin se kush do të paguante i pari në kasë.
Mes tyre pati edhe një përplasje fizike dhe më pas polici Arbër Sula nxori armën e shërbimit dhe qëlloi për vdekje 29-vjeçarin Duka. Punonjësi i policisë, i shpallur në kërkim, është ende në arrati.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.