Ka ndodhur

Vrasja në Lezhë, drejtori i policisë: Dyshojmë për gjakmarrje

Nga Gazeta ‘SI’ – Drejtori i Policisë së Lezhës Alfred Elezi, ka dhënë më shumë detaje nga vrasja e  shtetasit Nikolin Marku (Lekstakaj) në Balldre.

Në një deklaratë për mediat, Elezi ka thënë se dyshohet se është vrasje për gjakmarrje.

“Sot rreth orës 18:30 kemi marrë njoftim që në fshatin Balldre pranë një supermarket është vrarë me armë zjarri shtetasi Nikolin Marku (Lekstakaj). Nga shërbimet e policisë është vajtur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punohet për identifikimin dhe zbulimin e autorëve. Akoma jemi në hetim e sipër të rastit. Nuk kemi akoma dyshime, por dyshojmë gjakmarrje. Po sigurojmë të gjitha provat”, tha Elezi.

Lekstakajt ishin në fokus të mediave përsëri 3 muaj më parë pas vrasjes së Ardjan Nikulajt, me të cilin ata ishin në hasmëri më 19 prill. Plotë 3 muaj më vonë, më 19 korrik u vra Nikolin Lekstakaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë