Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet për Meviol Bilon.
Ndaj Bilos, është ngritur akuza e plagosjes së rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme ndaj Elion Hatos. Pushim akuze për vrasjen e Fabian Gaxhës, sepse argumentohet se ka qenë në kushtet e mbrojtjes ekstreme.
Ndërkohë, Redi Popesku, Geldi Hoti Licaj, Ervin Mata, Ajaks Boshnjaku dhe Fabio Allushi akuzohen për moskallëzim krimi.
Prokuroria shprehet se Gaxha ishte ai i pari që ka shtënë i pari dhe Bilo ka qëlluar, me qëllim që të mbrohet.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2018. Krimi i rëndë besohet se ka ndodhur për shkak të mos-marrëveshjeve të vazhdueshme mes grupeve.
Në ngjarjen në ish-Bllok, u vra Fabian Gaxha, ndërsa u plagos Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




