Gjykata ka lënë në burg autorin e dyshuar të vrasjes së 50-vjeçarit Ahmet Toska në Fier.
Hoxhaj në Gjykatë nuk ka pranuar autorësinë, duke theksuar se është i pafajshëm dhe për të s’ka prova.
Nëj tjetër arsye që Hoxhaj ka përdorur ishte fakti se ai atë mëngjes është zgjuar në orën 8 të mëngjesit, ndërkohë që vrasja ndodhi rreth 2 orë më parë.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 tetor 2020 në lagjen “Sheq i madh” në Fier në orën 06:00.
Ahmet Toska po shoqëronte bashkëshorten për në punë ku një person i maskuar i është afruar dhe e ka ekzekutuar me plumb në kokë.
Shkak i vrasjes besohet se është krijuar bashkëjetesa që Toska dhe autori i krimit Fatmir Hoxhaj, kanë pasur me të njëjtën femër.
Hoxhaj është arrestuar ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, teksa është kthyer nga Italia ku qëndronte prej disa ditësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.