Gazeta Si – Një 38-vjeçar, i identifikuar si Arlind Demushi, u arrestua në Durrës si autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Babrrusë, ku 40-vjeçari Hajdar Ismailgeci u gjet i pajetë me plagë të shkaktuara nga një mjet prerës.
Viktima u gjet i shtrirë pa shenja jete në rrugë, ndërsa hetimet e para sugjerojnë se ai është goditur me thikë, çka dyshohet të ketë shkaktuar humbjen e jetës.

Viktima Hajdar Ismajlgeci (majtas) dhe autori, Arlind Demushi
Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në zonë, policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të krimit, i cili është kapur disa orë më pas, duke lëvizur nga Tirana drejt Durrësit. Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit.
Autori, i cili kishte qëndruar për 10 ditë në banesën e viktimës, ka dhënë versionin e tij në polici për ngjarjen e rëndë.
Sipas tij, konfliktet nisën, pasi viktima e akuzonte se i kishte ofenduar bashkëshorten. Të enjten, pas një debati telefonik, autorit i është dashur të shkonte në banesën e viktimës, për të marrë rrobat e tij.
Para hyrjes në shtëpi, mes tyre shpërtheu një zënkë me duar, gjatë së cilës autori e goditi viktimën me thikë, duke i shkaktuar plagë fatale.
Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


