Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në burg Fredi Rrushin dhe nxori nga qelia në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vëllain e tij Pajtim Rrushi, të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha disa javë më parë.
Pajtim Rrushi dyshohet nga Prokuroria se ka ndihmuar vëllain e tij në zhdukjen e makinës së përdorur mbrëmjen e krimit, megjithatë gjykata, duke i konsideruar provat e prokurorië të pamjaftueshme, vendosi një maë igurie më të butë.
Ndërsa Fredi Rrushi, rezulton të jetë i akuzuari kryesor për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e kufomës së biznesmenit në zonën e Dajtit.
Pak ditë më parë Fredi Rrushi kërkoi që të lirohej, duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen Në ankimim, ai argumentonte se me 43-vjeçarin ka qenë shok dhe s’ka pasur asnjë arsye që ta kryente krimin.
Dyshohet se biznesmeni Hoxha u vra për shkak të prishjes së pazareve të drogës dhe borxheve që viktima u kishte vëllezërve Rrushi. Grupi hetimor është i bindur se aty ka prova të rëndësishme për hetimin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.