Gazeta Si – Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 18 vite burgim për Fredi Rrushin, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, ngjarje e ndodhur në tetor 2021 në kryeqytet.
Fredi Rrushi akuzohet për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje, fshehje ose asgjësim i kufomës, të gjitha këto në total 23 vite burgim.
Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, me aplikimin e uljes së 1/3 së dënimit, Prokuroria kërkoi në përfundim 18 vite burg për Fredi Rrushin.
Ndërsa për vëllain e tij, Pajtim Rrushi, kërkoi 1.6 vite burgim për akuzën e veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, edhe kjo pretencë ulet me 1/3.
Trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha u gjet në zonën e Qafë Mollës në malin e Dajtit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.