Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 35 ditë ndaj Eduard Kësollës, i akuzuar për vrasjen e Prek Tonajt.
Në seancën gjyqësore, i pandehuri Kësolla nuk ka folur në seancë, ndërsa ka folur vetëm avokati. Mbrojtja ka kërkuar që të sillen prova që përfshijnë 30-vjeçarin, i cili ka mohuar të jetë ai autori i krimit.
Ndërsa ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, pasi sipas mbrojtjes deri tani nuk ka asnjë prove që e përfshin në ngjarje.
Mbrojtja ka kërkuar që të sillen prova që implikojnë 30-vjeçarin ndërsa ka kërkuar një masë më të lehtë.
Mbrëmjen e se dielës, viktima Preke Tonaj, ka lënë shtëpinë e tij pak metër më tutje dhe ka shkuar për të konsumuar diçka në brendësi të një lokali.
Vetëm pak minuta me vonë, një person i maskuar është futur brenda në lokal, ka kërcënuar klientët e tjerë që të mos lëvizin, i është afruar viktimës, i ka komunikuar një mesazh dhe me pas e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.
Prokuroria dyshon se vrasja ka si shkak gjakmarrjen, pasi në të kaluarën, familjes Tonaj, i ishin vrarë edhe dy djem të tjerë. Gjatë periudhës së komunizmit, Nikollë Tonaj u vra në burg, kurse në vitin 1996, familja mori hakun duke vrarë autorin.
Vite me vonë, në 2011-ën, fisi Tonaj do të përplasej më një fis tjetër, po nga Dukagjini, ku mbeti i vrarë edhe Zek Tonaj.
Këto vrasje, çojnë Prokurorinë e Shkodrës në dyshime se ekzekutimi i Prek Tonajt mbrëmjen e se dielës, ka ardhur si shkak i gjakmarrjes mes fiseve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




