Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e ka cilësuar një lajm të kobshëm vrasjen e oficerit të krimeve në Lezhë Saimir Hoxha nga 21-vjeçari Aldi Rama.
Në një reagim në rrjetet sociale, Çuçi thekson se autori i vrasjes do të marrë ndëshkimin më të ashpër ligjor.
“Nuk ishte dashur që Policia e Shtetit të kishte një tjetër dëshmor në luftën e saj të vazhdueshme me paligjshmërinë. Dora e zezë që shtiu kundër tij do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit”.
Ministri thotë se “Policia e Shtetit po bën gjithçka duhet në një operacion të gjerë për kapjen e autorit. Sado të kërkoj me kujdes fjalët për të shprehur ngushëllim për familjen Hoxha, zor se mund të gjej të atë të duhurën për të zbutur sadopak peshën e rëndë të këtij akti kriminal. Kurajo dhe forcë brenda vetes!”.
Çuçi shton se “lufta me krimin është e vazhdueshme dhe kurrsesi që ne nuk do të dorëzohemi përballë askujt. Kurrë!”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




