Gazeta Si – SPAK ka përfunduar hetimet ndaj të shumëkërkuarit Talo Çela dhe Festim Qolit, teksa ka ngritur akuzë të re për vrasjen e Fatmira Dedjes.
Ndërkohë për Qolin, prokurorët kanë ngritur akuzë si për vrasjen e saj, por edhe për ekzekutimin e djalit të saj, Elvis Dedja.
Si Çela dhe Qoli janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ka qenë bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, ai që ka zbuluar detajet në lidhje këto ngjarje.
Elvis Dedja u ekzekutua në Qershor të vitit 2012 ndërsa e ëma e tij një vit më vonë. Fatmira Dedja akuzonte publikisht në prokurori se djalin ia kishte vrarë Festim qoli. Sipas dëshmisë së Dumanit, Qoli pagoi 40 mijë euro për ta vrarë Fatmira Dedjan për shkak se ajo “fliste”. Ajo u godit me grushte dhe me thikë nga Talo Çela dhe Nuredin Dumani.
Elvis Dedja nga Kavaja, u qëllua për vdekje pasditen e 5 qershorit të vitit 2012. Atentati iu bë në vendin e quajtur Shkëmbi i Kavajës dhe mbi të u lëshuan një mori plumbash. Një vit më pas, ndodhi edhe vrasja mizore që iu bë nënës së Elvisit, Fatmirës.
Ngjarja mbeti e pazbardhur, deri sa rrëfye Nuredin Dumani, i cili ka zbuluar se krimi u porosit nga Festim Qoli, ndërsa vrasjen e Fatmirës e kreu Talo Çela.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.