Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë angleze, pasi dyshohet se mund të jetë vrasësi i një mësueseje, Sabina Nessa. ‘Daily Mail’ shkruan se bëhet fjalë për 36-vjeçarin Koci Selamaj.
Shqiptari u arrestua gjatë një bastisje që u bë të hënën në mëngjes në banesën e tij në Eastbourne, East Sussex. Mësohet se policët ndoqën një makinë që ishte përdorur nga ai pas krimit dhe arritën të zbulonin banesën ku jetonte. Lidhur me vrasjen e mësueses, policia ka arrestuar dhe 2 persona të tjerë por ata do të hetohen në gjendje të lirë.
Ndërkohë, shqiptari njihej nga fqinjët e tij si person shumë i qetë. “Është një person shumë i qet. Punonte me shpërndarjen e ushqimit të gatshëm”, tha një fqinj i tij.
Po ashtu, një fqinj tjetër tha se shqiptari shihte punën e tij. “Ka qenë një person i padëmshëm, shikonte gjithmonë punën e tij“, tha ai.
Sabina Nessa është gjetur e vdekur në prakun Crator, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj më datë 17 shtator. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rreth zonës, ajo është parë teksa ka dalë nga shtëpia në orën 08:30.
Trupi i mësueses u gjet e mbuluar me gjethe dhe ka qenë një qen policie që e ka gjetur. Autoritetet po punojnë për të identifikuar autorin dhe nëse ai ka lidhje me Sabinën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




