Pjesë e fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Londër u bë edhe vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, e cila tronditi mbarë opinionin publik. Kreu i qeverisë akuzoi politikën se po shfrytëzon tragjedinë për luftën e pushtetit.
“Një fëmijë vritet tragjikisht nga një fëmijë tjetër, në vend që të ketë reflektim, në Shqipëri fryhen me një ngut kriminal kanalet e ujërave të zeza të politikës e viktimës. Askush nuk pyet më për viktimën, as për familjen e viktimës, as për nevojën e komunitetit për të gjetur rrugën. Kush të mundet përpiqet ta tërheqë në kanale duke ushqyer urrejtje. Duke nxitur ndasi, duke tjerrë me ditë e net lloj-lloj llafesh e teorish, sajuar lloj-lloj marifetesh e deri protestash kundër qeverisë për ta kthyer viktimën në mish për top në interes të politikës e biznesit mediatik. Ku bën vaki? Ku bën vaki, në cilin vend demokratik, që pa u varrosur ende kufoma e një viktime të pafajshme të dalin djajtë nga shishet dhe t’ia marrin valles së luftës për pushtet, ndasive duke shkelur mbi trupin e të ndjerit dhe shkelmuar trurin e njerëzve të lënduar me plot të drejtë prej tragjedisë. Po motivohen protesta partish të maskuar si revolta qytetare”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.