Drejtësia

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e autorit të dyshuar

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga autori, i dyshuar për vrasjen e të riut Martin Cani, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

Autori përmes avokatit të tij mbrojtës, ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkoi heqjen e masës së ‘arrestit në burg’ të caktuar nga të dyja shkallët e gjykimit.

15 vjeçari  mbahet në Institutin e të miturve në Kavajë, ku ka kërkuar një masë më të butë sigurie. Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës kaloi dosjen në ngarkim të tij për gjykim teksa i refuzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar që në rast se shpallet fajtor do t’i ulte 1/3 e dënimit.

Familjarët e Canit kërkojnë jo vetëm drejtësi por edhe transparence nga gjykata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë