Nga Gazeta Si- Gjykata e Tiranës vendosi të dënojë me 16 vite burg, 14 vjeçarin Mario Perlleshaj, pasi e shpalli fajtor për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar 25 vite burg për të. Autori 15-vjeçar u shpall fajtor për dy vepra penale, vrasje në rrethana te tjera cilësuese ndaj Martin Canit, si edhe vrasje ne rrethana te tjera cilësuese mbetur në tentativë ndaj të miturit tjetër që mbeti i plagosur, Luis Meçe.
Pas seancës, babai i Canit tha për mediat se dënimi është një rreze drite për familjen e tij, edhe pse dhimbja për humbjen e të birit është e pakrahasueshme.
Vrasja e Martin Canit ndodhi më 18 nëntor 2024, në Tiranë, rreth 200 metra larg shkollës “Fan Noli”.
Konflikti mes dy adoleshentëve kishte nisur tri ditë para ngjarjes, brenda ambienteve të shkollës për motive të dobëta. Edhe pse në dukje ishte shuar, konflikti u rindez sërish brenda shkollës.
Të dy të miturit u përplasën në tualetet e shkollës gjatë paradites kur ndodhi ngjarja dhe debatuan ashpër.
Pas mësimit, të shoqëruar nga miqtë e tyre, ata u takuan pranë shkollës, ku konflikti u përshkallëzua dhe Përlleshaj vrau me thikë Canin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



