Nga Gazeta Si- Ka dalë rezultati i aktekspertimit të thikës, me të cilën u godit për vdekje 14-vjeçari Martin Cani.
Raportohet se nga gjurmët e gjakut u zbuluan dy profile ADN-je, ku një prej profileve të ADN-së përputhet me viktimën Martin Cani, i cili ndërroi jetë pasi u godit disa herë me thikë në zemër dhe profili i dytë përputhet me atë të Luis Meçes, shoku i viktimës i cili mbeti i plagosur.
Raportohet se e njëjta thikë është përdorur për të vrarë 14-vjeçarit, si edhe për të plagosur shokun e tij të ngushtë.
Babai i shokut të Martinit deklaroi disa herë në media se në ngjarje kishte marrë pjesë edhe një tjetër i mitur, i cili gjithashtu kishte pasur thikë, ndaj të cilit nuk është marrë asnjë masë ndërkohë që Policia e Shtetit ka hedhur poshtë këtë version, duke thënë se disponon video, të cilat nuk publikohen për shkak se personat e përfshirë në ngjarje janë të mitur.
Vrasja ndodhi më 18 nëntor, pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Pas një sherri mes të miturve, autori i dyshuar goditi me thikë Canin dhe la të plagosur shokun e tij. Ai u arrestua dhe mbahet në Institutin e të miturve në Kavajë, në pritje të gjykimit.
Pas ngjarjes u zhvilluan një sërë protestash në kryeqytet, ku kërkohej dorëheqja e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.