Gazeta Si – Edhe pse nuk i ka mbushur akoma 18 vjeç, Horgito Peqini ka marrë përsipër vrasjen e 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku.
Së bashku me miqtë e tij Klaudjan Sallufi dhe Eiden Dimo, po ashtu të arrestuar, ata vranë 33-vjeçarin në Elbasan para pak ditësh.
17-vjeçari u shfaq i qetë para gjyqtares Pajtime Fetahu, e cila vendosi ta mbajë në burg deri në fund të hetimit.
Horgito Peqini, për veprat penale që akuzohet, rrezikon 10 deri në 20 vite burg, por për shkak të moshës së mitur, dënimi i përgjysmohet.
Por gjyqtarja vendosi që edhe 33-vjeçari i akuzuar si bashkëpunëtor në krim do të hetohet me masën e ‘arrestit me burg’.
Asnjë familjar Peqinit dhe Sallufit nuk ishte në sallë gjatë seancës, ndërsa dy të rinjtë u mbrojtën me avokat të caktuar nga shteti.
Pas një debati banal, adoleshenti ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar, duke e lënë të vdekur në vend Ulqinakun, baba i një fëmijë të mitur.
Pas vrasjes të dy u arratisën dhe policia i arrestoi pas negocimeve me familjarët. Një ditë më pas, policia gjeti dhe armën e krimit, e cila ishte hedhur në shtratin e lumit Shkumbin nga autorët.
Horgito Peqini është nipi i Eduart Peqinit, i njohur edhe si “Mandela” i Elbasanit, i cili vuan dënim me burgim të përjetshëm për shkak të krimeve gjatë vitit 1997.
Viktima ishte baba i dy fëmijëve dhe para 25 vitesh (1997) i kishin vrarë vëllanë, gjatë trazirave të asaj kohe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




